Përplasje në Kuvendin e Kosovës, PDK i hedh ujë deputetes së VV-së

12 Gusht, 16:29 | Përditesimi: 12 Gusht, 16:29

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes deputetes së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, dhe deputetëve të PDK-së.

Teksa Nagavci po deklarohej për mediat, deputetë të PDK-së i kanë hedhur ujë deputetes së VV-së, duke shkaktuar tensione në ambientet e Kuvendit.

Situata është përshkallëzuar më tej, me një përplasje fizike mes Arbërie Nagavcit dhe deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi.

E.H/Shqiptarja.com