Përshihet nga flakët magazina në fshatin Vërdovë të Pogradecit

16 Tetor 2022, 23:00

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një magazinë në fshatin Vërdovë  rreth orës 22:10.  Si pasojë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Vendi ku ka rënë zjarri, është në një magazinë të vogël në pronësi të një personi me iniciale P.S., 15 metër larg një banese në qendër të fshatit Vërdovë në afërsi të xhamisë së fshatit.