Përshtati godinën pranë karburantit për kultivimin e bimëve narkotike, një i arrestuar në Lushnje

7 Maj 2021, 19:07

Një person është arrestuar ditën e sotme në Lushnje nga sektori i antidrogës, pasi kishte përshtatur një godinë të braktisur pranë një karburanti për kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, në një godinë që ndodhej pranë një karburanti të braktisur që në 2004, kishte krijuar një sistem të mirëfilltë të kultivimit të lëndëve narkotike, ku përmes llambave ndriçuese mundësonte rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan edhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të personave të përfshirë dhe se kujt i përket godina e braktisur pranë një karburanti që ishte jashtë funksionit që në 2004 në zonën e e njohur si 'Pushimi i Shoferit' në Lushnje jo shumë larg autostradës.

Nuk dihen ende detaje nga ngjarja, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë në lidhje me arrestimin dhe kultivimin e drogës në godinën e përshtatur.