Përurimi për ndërtimet e teatrit, Rama: I kisha shpallur 'luftë' asaj godine që kur isha ministër kulture! Ky projekt, gur i çmuar në gjerdan veprash

21 Dhjetor 2022, 12:31

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar gur të çmuar në një gjerdan veprash projektin e ri për teatrin kombëtar. Duke kujtuar se qysh prej periudhës kur ishte ministër kulture i kishte shpallur luftë asaj godine të vjetër, Rama tha se edhe pse shumë vonë, me këtë projekt Tirana ka kapërcyer pritshmëritë. Tirana tashmë ka gur të çmuar në një gjerdan veprash që e kanë shndërruar metropolin, theksoi Rama.

Rama u shpreh se edhe pse e kishte të vështirë, arriti të kuptonte revoltën e komunitetit të teatrit ku tha se për shkak të kohëve dhe premtimeve të pambajtura u pajtuan me një realitet që i përkonte asaj kohe.

“Kur erdhi arkitekti i thashë, nuk e di nëse në jetën tendë ke pasur ndonjë përurim me polici. E ndërkohë, ajo që ka rëndësi e që është e bukura e kësaj skene është se perfekti i viteve 36 është këtu me ne. Nuk është në anën e atyre që donin të prishnin koncertin. S’kemi ç’bëjmë kjo është historia bashkëkohorë i zhvillimit të këtij vendi. E kam menduar shumë herë, se pse komuniteti i teatrit, duke i lënë mënjanë ata që teatrin, stadiumin apo sheshin Skënderbe i kanë parë si platforma për të kërcyer shpatat politike. Por pse komuniteti? Pavarësisht bindjeve pulitke, kishin një mosbesim thuajse konsensual lidhur me këtë proces dhe lidhur me dëshirën dhe vullnetin për të ndërtuar më në fund një teatër të denjë. Mbase nuk arrij dot t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje por besoj se një ndër arsyet është se për shumë kohë, komuniteti i teatrit kombëtar u pajtua me inercinë e të punuarit në kushtet shumë të vështira. E dekada, e dekada të tëra kaluan me zotime e premtime, por askush nuk u bë mbarë për të ndërtuar teatrin. Pastaj edhe paragjykimet në këtë kohë që ne jetojmë. Ku kemi parë shumë skena, shqyerje të pronave, e pasurive pulitke, e vetvetiu u krijua një vetëmbrojtje.

Më vjen mirë që të gjitha këto më në fund u fashitën. Ja kisha shpallur luftën asaj godinë që në 98 kur isha ministër kulture. Kur mendon që nga 98 nderi sot, mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm, realisht ka kaluar shumë kohë. Ky projekt shkon përtej një teatri kombëtar. Është një tjetër gur i çmuar në një gjerdan veprash që e kanë nxjerrë Tiranës jashtë vetes.”- tha Rama.

    No videos found.