Përurohet gjimnazi 'Besnik Sykja', Veliaj: Xhevahir që i shtohet Tiranës! Është koha të rikonstruktojmë shkollat ‘Petro Nini’ dhe ‘Edit Durham'

27 Tetor 2023, 14:26

Gjimnazi “Besnik Sykja” është shkolla më e re e rindërtuar në Tiranë. Me mjediset të dyfishuara, 27 klasa e laboratorë të rinj, palestër e bibliotekë të re, godina e re e gjimnazit ikonë të kryeqytetit u përurua nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, si dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti