‘Përvëlohet’ Greqia, temperatura deri në 44 gradë celcius! Shkolla dhe disa site arkeologjike 2 ditë mbyllur

13 Qershor, 20:42

Greqia po përjeton temperature më të larta se vitet e kaluara në të njëjtën periudhë. Në Athinë dhe disa rajone të tjera temperaturat shënuan deri 44 gradë Celsius, ndërsa shkollat u mbyllën për të dytën ditë. I mbyllur qëndroi edhe siti arkeologjik I Akropolit, ndërsa pritet që temperaturat të bien nga e premtja.