1 vit agresion rus në Ukrainë, në Tiranë marshim për paqen! Veliaj: Solidaritet me popullin ukrainas! Ambasadorët: Perëndimi më i bashkuar se kurrë

24 Shkurt 2023, 12:45 | Përditesimi i fundit: 2023-02-24 13:44:26

Sot shënohet përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës fton qytetarët, që sot të bëhen pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse.