Borrell paralajmëron vazhdimin e presionit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë - Serbi

18 Mars, 15:48 | Përditesimi i fundit: 2024-03-18 15:52:29

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të hënën në Bruksel se do të vazhdohet presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë, që t’i zbatojnë obligimet e tyre nga marrëveshja e arritur para një viti, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.