Peshkopi/ Shofer i dehur humb kontrollin mbi automjetin dhe përplas punonjësin e policisë, efektivi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

5 Maj 2025, 22:04 | Përditesimi: 5 Maj 2025, 22:04

Një punonjës policie është përplasur nga një automjet ditën e sotme rreth orës 18:30 në kryqëzimin Velia të Peshkopisë.

Blutë njoftojnë se efektivi i policisë është përplasur nga një automjet tip “Golf”, që po drejtohej nga 27-vjeçari Alban Murja, pasi ky i fundit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një dyqan.

Efektivi i policisë, i identifikuar me iniicalet V.Gj., ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua me helikopter, në kujdesin e mjekëve.

r.k./Shqiptarja.com