Pëson defekt në motor anija e peshkimit në Vlorë, shpëtohen 3 persona në bord

12 Janar 2023, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2023-01-12 14:08:45

3 persona janë shpëtuar gjatë natës nga policia kufitare në Vlorë, pasi anija e peshkimit me të cilën udhëtonin pësoi defekt në motor dhe nuk mund të lundronte. Anija e peshkimit ishte nisur nga port ii Vlorës për në Shëngjin, ndërsa aktualisht mjeti po lundron drejt Triportit të Vlorës.