Pikat e PD për krizën energjetike, Rama:Janë propozime të kohës së Sudes! Qeveria e ka të qartë planin e saj

8 Tetor 2021, 10:19

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar 7 pikat e propozuar nga Basha për krizën energjetike si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit.

"Shteti i nxjerr paratë nga kontributet, po i hoqëm këto me çfarë do të mbetet pastaj. Në aspektin e instrumentave të mbrojtjes jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vebiu", tha Rama