'Pjesa e katërt e bashkimit të Shqipërisë është Çamëria’/ Ngjela për Report Tv: Berisha zbaton agjendën greke, por është 'Non Grata' për të marrë pushtetin! Kurti bën lëvizje të gabuara

7 Prill 2025, 19:13 | Përditesimi: 7 Prill 2025, 19:13

Avokati Spartak Ngjela komentoi zhvillimet e fundit të raporteve Kosovë-Shqipëri, duke ndërlidhur edhe disa komente në lidhje me qasjen e Kosovës ndaj ndërkombëtarëve. Ngjela u ndal fillimisht te qasja ‘orientale’, sipas tij, e Kurtit dhe e politikës së trashëguar në vitet e fundit.

Ngjela, në lidhje Skype në ‘Studio Live’ në Report Tv, iu përgjigj disa prej pyetjeve të moderatorit Arbër Hitaj mbi raportet e Kurtit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Nga ana tjetër, Ngjela tha se Shqipëria, sipas tij, është pjesë e shkëputur e Ballkanit Perëndimor dhe se në vijim ai parashikon bashkimin e një shteti federativ shqiptar, ku pjesë do të jenë shteti i Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Çamëria.

I.M/Shqiptarja.com