Pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivimin e drogës në Spanjë, arrestohet 50 vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi i tij

28 Shkurt 2023, 10:46

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme me qëllim ekstradimin drejt Spanjës ku kërkohet nga autoritetet spanjolle për kultivimin e marijuanës. I arrestuari L.B është i treti anëtar i grupit kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike në Spanjë.