Plagosi me thikë bashkëshorten në Sarandë, 55-vjeçari ende në kërkim! Fqinjët: Ishin familje e qetë

1 Prill 2025, 14:02 | Përditesimi: 1 Prill 2025, 14:02

55-vjeçari Adriatik Bodini që plagosi me thikë bashkëshorten e tij Mirjana Bodini pasditen e së hënës në lagjen nr.4 në Sarandë vazhdon të jetë ende në kërkim.

51-vjeçarja mori një plagë në bark, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, u transportua në Vlorë për trajtim më të specializuar. Sipas burimeve policore të Sarandës,  mësohet se 51-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të treguar shkakun e ngjarjes.

Dera e ballkonit të banesës në katin e tretë të pallatit pesë katësh ku jeton familja Bodini ishte edhe sot e hapur. Gjurmët e gjakut të 51-vjeçares kanë ngelur edhe sot nëpër shkallët e pallatit.

r.k./Shqiptarja.com