Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, flet babai i Orges Xhelili: Se dinim se kishte probleme deri në këtë pikë! E hoqi pa të drejtë nga puna

15 Nëntor 2022, 09:42 | Përditesimi i fundit: 2022-11-15 14:50:11

DIVJAKË- ‘Ne nuk e dinim se kishte probleme deri në këtë pikë’. Kështu shprehet babai i Orges Xhelilit, 46-vjeçarit i cili plagosi me thikë kryetarin e bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij Gazmend Bullari pak ditë më parë. Abaz Xhelili, i cili ishte sot para gjykatës së Lushnjës, ku pritet që të jepet masa e sigurisë për djalin e tij, tha për mediat se nuk i priste mendja se djali i tij do të bënte një veprim të tillë pasi ka qenë një djalë ekselent. Xhelili shtoi se djalin e tij ja kishte hequr nga puna pa të drejtë, ndërsa tregoi se njiheshin edhe familjarisht me njëri tjetrin.