Plagosja e 2 serbëve në Shtërpcë nga ushtari i FSK, Bajqinovci: Mamaja e tyre ka deklaruar se autori s’ka qëlluar në drejtim të tyre, po në tokë!

7 Janar 2023, 14:23

KOSOVË- Një ditë pas plagosjes së 2 serbëve në Shtërpcë të Kosovës, situata në zonë është e qetë. Report Tv pati një komunikim me gazetaren nga Kosova, Anduena Bajqinovci, ku tha se tani më rruga e liruar dhe nuk ka prezencë të efektivëve. Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Bajqinovci solli në vëmendje dëshminë e nënës së 11-vjeçarit të plagosur. Referuar mediave serbe, ajo tha se nëna ka dëshmuar se i riu nuk ka qëlluar në drejtim të tyre, po në tokë.