Plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë, pronari i lokalit: Ishin klientë të dy! S’ma e mori mendja që do të kacafyteshin në atë formë për një lojë me letra

12 Janar 2023, 14:39

Ervis Begolli, pronari i lokalit ku nisi konflikti mes 2 bashkëfshatarëve në Devoll të Korçës thotë se është i habitur nga ngjarja. Begolli shprehet se fërkimi ka nisur që në local ku janë ndarë dhe askush nuk e priste që të shkonte deri te plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë.