Plagosja e dyfishtë mbrëmë në Tiranë, shpallen në kërkim edhe dy të rinj, dyshohen si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit

25 Korrik 2021, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2021-07-25 15:55:15

Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia, në lidhje me plagosjen e dyfishtë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besart Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit,  autori kryesor i ngjarjes, i cili la të plagosur Altin Gjokën, 32 vjeç dhe Jetmir Marashin, 28 vjeç.

Kulla dhe Pashkaj kanë qenë bashkë me autorin e ngjarjes në lokalin ku ndodhi sherri, dhe pas ngjarjes u larguan. Bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në disa zona të Tiranës dhe jo vetëm, por deri tani nuk ka pasur rezultat për kapjen e tyre.