Plagosje me armë zjarri në një lokal në Tiranë, dyshohet pas një sherri të çastit

23 Gusht 2022, 22:49 | Përditesimi i fundit: 2022-08-23 22:56:52

TIRANË- Në rrugën “Tasim Shehu”, në një lokal, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit   është plagosur me arme zjarri një person, ende i paidentifikuar. Ai është dërguar menjëherë në spital. Autori ende nuk dihet. Policia në vendngjarje.