Plani franko-gjerman për Kosovën e Serbinë/ Scholz: Kemi besim se procesi do përfundojë me sukses

7 Mars 2023, 13:30

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për planin franko-gjerman si një marrëveshje për Kosovën dhe Serbinë dhe shprehet se procesi i normalizimit të marrëdhënieve do të përfundojë së shpejti me sukses.

“Me të vërtetë kemi të bëjmë me një propozim dhe shumë të peshuar të Gjermanisë e Francës dhe e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e KE në Bruksel. Në këtë kuadër besoj se ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses”, tha Scholz.