Plani për atentat ndaj Albin Kurtit, eksperti i sigurisë: Informacionet erdhën nga shërbimet e huaja sekrete! Kraki: Pas kësaj fshihet Beogradi

12 Shkurt, 22:57

Dy ditë më parë mediat e Kosovës shpërndanë lajmin se kishte pasur një plan për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurtit gjatë vizitës së tij në Shkup. Vetë Kurti konfirmoi lajmin, ndërsa kryeqyteti maqedonas u ‘blindua’ për sigurinë e tij.

Eksperti i sigurisë, Dritan Shala në një lidhje skype për emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv u shpreh se informacionet për një plan të tillë ndaj Kurtit kishin ardhur nga shërbime inteligjente të vendeve të huaja.