Plani për ekzekutimin e politikanëve në Kosovë, në listë edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi! I dyshuar një shqiptar në Belgjikë, u zbulua nga përgjimet

19 Janar 2023, 18:19

Një atentat që do kryhej ndaj politikanëve në Kosovë është arritur të zbulohet nga shërbimet sekrete të vendeve partnere, ndërsa në shënjestër ka qenë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të kësaj partie. Në listën e ekzekutimeve ka qenë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu.