SPAK: Bajrat grup kriminal! Safet Bajri të hënën në GJKKO për vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, do i bëhet dhe ADN

22 Shkurt 2025, 15:35 | Përditesimi: 22 Shkurt 2025, 16:44

I arrestuar me urdhër të SPAK një ditë më parë, Safet Bajri del të hënën para gjykatës për masën e sigurisë. Ai akuzohet se bashkë me Behar Bajrin e Astmer Bilalin, organizuan dhe vranë 7 vite më parë xhaxhain e rivalit të tyre në Shkodër Ibrahim Lici, të cilin e akuzonin për vrasjen e një anëtari të grupit. Gjykata ka miratuar edhe kryerjen e analizës së AND-së për Safet Bajrin   

      E.H/Shqiptarja.com