'Plas në PD'/ Berisha nxjerr Dash Sulën nga listat e 11 majit, deputeti: Më përjashtuan se jam ‘SPAKIST’! Në Primare më i votuari, janë ngujuar në kullë e po bëjnë listat

12 Mars, 13:55

Pak orë para dorëzimit të listave në KQZ për zgjedhjet e 11 majit, deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar se nuk do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike. Në një reagim në media, Sula thotë se u përjashtua nga lista për shkak se mbështet SPAK e GJKKO.