Plas sherri mes gjimnazistëve te 'Sami Frashëri', të rinjtë gjuajnë njëri-tjetrin me konat e parkimit

10 Mars 2025, 16:39 | Përditesimi: 10 Mars 2025, 16:39

Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit' në kryeqytet ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë.

3 prej tyre kanë qenë të ulur në një kafe aty pranë dhe krejt papritur janë ngritur dhe kanë kapur një djalë që ecte në rrugë, duke e pyetur me emër nëse je filani dhe menjëherë kanë nisur ta gjuajnë me grushte dhe sende të tjera.

Siç informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema, për fat mirë asnjeri prej tyre nuk është lënduar rëndë dhe kanë marrë mjekim.

r.k./Shqiptarja.com