Plazhet publike, Bashkia e Durrësit nis pastrimin pas vëzhgimit të Report Tv

20 Qershor, 20:33 | Përditesimi: 20 Qershor, 20:33

Menjëherë pas vëzhgimit të transmetuar në Report Tv lidhur me situtën në plazhet publike ka reaguar bashkia e Durrësit.

Mjetet e punës të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit kanë pastruar dhe pluguar plazhin publik të Vollgës siç akoma e quajnë durrsakët.

Pushuesit në intervistat tona patën bërë vërejtje lidhur me gjendjen e këtij segmenti i cili duhej pastruar nga leshterikët sidhe duhej pluguar. Sot pasdite situata aty ka ndryshuar 100 %.

‘Vijojmë nga puna për sistemimin e plazheve publike. Ndërhymë në shëtitoren “Taulantia” në lagjen 1, për të dhënë shërbim për të gjithë banorët e zonës si dhe pushuesit e shumtë', thuhet në një postim të kryebashkiakes Emirjana Sako.

r.k./Shqiptarja.com