Plazhi i Orikumit ‘pushtohet’ nga mushkonjat, tenderi i dezinsektimit i pezulluar prej 3 muajsh

9 Korrik 2022, 21:16 | Përditesimi i fundit: 2022-07-09 22:00:43

Dezinsektimi për mushkonjat nuk është kryer në asnjë plazh të vendit për këtë sezon veror, por ata që e vuajnë më shumë janë zonat bregdetare pranë ish-kënetave. I tillë është Orikumi në Vlorë, ku operatorët turistike dhe vetë pushuesit shprehin shqetësimin e madh për këto insekte që shkaktojnë infeksione.