Plumba punonjësit të IMT në Tiranë, Muça u përlesh fizikisht dhe ofendoi inspektorin! Deklarata gjatë arrestimit: Këta kriminelë duhen vrarë të gjithë

14 Gusht 2022, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2022-08-14 15:00:49

Qani Muça personi që qëlloi me armë ndaj inspektorit të mbrojtjes së territorit Tiranë pasditen e djeshme akuzohet nga prokuroria për tentativë vrasje dhe armbajtës pa leje. Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv Muça ka fyer me fjalë banale inspektorin Ilirjan Gavelli janë përleshur fizikisht e më pas ka përdorur një armë pistoletë duke qëlluar dy herë.