-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te mbikalimi i Paskuqanit. Dy këmbësore të cilat po kalonin trafikndarësen janë përplasur nga një makinë.
Njëra prej tyre, Lena Stafa ka ndërruar jetë, ndërsa këmbësorja tjetër, Hatije Muça, ka mbetur e plagosur. Sipas njoftimit të policisë 66-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
















