Po kalonte rrugën me nënën, makina përplas të miturën në Sarandë! 8-vjeçarja në gjendje të rëndë

24 Dhjetor 2022, 13:25

Një 8-vjeçare është përplasur nga makina në lagjen nr.1 në Sarandë. E mitura e identifikuar si A.M., ndodhet në gjendje kritike. Ajo po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, por në një moment u shkëput dhe u godit nga automjeti.