Po luante me bombolën e oksigjenit, humb jetën fëmija 2 vjeç në Fier

21 Gusht 2022, 15:51

Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën në Fier të dielën, pasi është goditur nga një bombol oksigjeni që ishte jashtë përdorimit. Fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku mjekët e patën të pamundur t’i shpëtojnë jetën.