Po merrte ilaçe për dhimbjen e dhëmballës, ndërron jetë 32-vjeçari në Kolonjë

23 Dhjetor 2022, 22:05

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Kolonjë. Mësohet se 32-vjeçari, Genti Isaj ka qenë duke u mjekuar për dhimbje dhëmballe. Familjarët pretendojnë se 32-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të qetësuesve që ka qenë duke marrë për dhimbjen e dhëmballës.