Po peshkonte në lumin Seman, ende asnjë gjurmë nga 14-vjeçari, polumbarët vijojnë kërkimet! Familjes 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë

11 Gusht 2022, 10:07 | Përditesimi i fundit: 2022-08-11 12:11:47

Trupi i 14-vjeçarit, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme, në brigjet e lumit Seman teksa po peshkonte, ende nuk është gjetur. Mëngjesin e sotëm në Seman kanë mbërritur polumbarët të cilët vazhdojnë kërkimet.