‘Po punove, arrin diçka’, bujku nga Ndroqi nuk i braktis tokat: Bujqësia s'ka orar- Një nga në

12 Qershor, 20:42

Një nga ne sjell historinë e një bujku nga fshati Çalabërzezë, komuna Ndroq. Sinan Lika është baba i 4 fëmijëve dhe për më shumë se 20 vite, merret me bujqësi. Tokat i ka të trashëguara nga i ati. Një pjesë të sipërfaqes e ka kthyer në serë ku ka mbjellë pjepër, domate, bishtaja dhe kastravec. Ndërkohë nuk mungojë as kulturat e tjera të cilat i ka për përdorim vetjak. Bujqësia është sa sfiduese, aq edhe e bukur kur shikon farat teksa rriten dhe japin frutin. Nuk ka shpërblim të menjëhershëm. Gjithë investimin e kryer, e merr mbrapsht kur shitet prodhimi. Ndaj shumë e kanë braktisur tokën për shkak të lodhjes nga puna fizike, risqeve dhe përkushtimit që kërkon ky sektor. Por, jo Sinani. Tashmë ka përvojën e duhur që nuk e lë të gabojë. Përzgjedh me kujdes farat për mbjelljet e radhës, merret me prashitjen, spërkatjen me plehra kimik, vaditjen dhe vjeljen. Kështu kalon gjithë dita pa u ndjerë. Koha e lirë mbetet e pakët, por kur mundet bën shëtitje me kal për të shijuar mrekullitë e natyrës ose për të konsumuar prodhimet bio.