Po transportonte 83 kg kanabis me 'Ford', arrestohet autori! Vihet në pranga edhe bashkëpunëtori që i bllokoi rrugën policisë gjatë ndjekjes

20 Korrik 2022, 19:15

Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa janë arrestuar nga policia pas operacionit për sekuestrimin e lëndës narkotike të kultivuar në Fier. Pas ndjekjes së tyre nga policia, u sekuestruan 83 kg kanabis.

Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip "Ford" që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij.