Pogradec/ Makina del nga rruga në Qafë Thanë-Lin, plagoset pasagjerja, nën hetim shoferi! Zjarrfikësit nxorën të plagosurën, dërgohet në spital

16 Prill 2025, 13:45 | Përditesimi: 16 Prill 2025, 13:45

 Aksidenti pas daljes së makinës nga rruga ka lënë të plagosur pasagjeren, teksa nën hetim është marrë drejtuesi i mjetit për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, rreth orës 12:45 të pasdites së sotme (16 prill).

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja me inicialet S.Ç. Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit, për shkak të dëmtimeve të marra.

r.k./Shqiptarja.com