Pogradec- Një aksident rrugor ka ndodhur sot (4 Dhjetor), rreth orës 15:00 të pasdites, në qytetin e Pogradecit, në zonën e njohur si terminali i vjetër.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht të makinës ka goditur një person që po udhëtonte me biçikletë.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit, me dëmtime të lehta, ndërsa aktualisht grupi hetimor po punon me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve.