Pogradec-Një person ende i paindentifikuar nga policia dyshohet se ka goditur me kamion një transformator të energjisë elektrike në një nga lagjet e fshatit Buçimas, Pogradec.
Pas këtij incidenti mbi 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar edhe pse ky transformator ndodhet pranë banesave.
Grupet e punës së OSHEE kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me uniformat blu që po punojnë për të gjetur autorin i cili është larguar menjëherë