Poli Hoxha: Çështja e Metës më e rëndë, Berisha ka vetëm tre rrugë! E fundit, azili politik

9 Nëntor 2023, 22:38 | Përditesimi i fundit: 2023-11-09 22:38:41

I ftuar në “Paprotokoll” në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço gazetari Poli Hoxha u shpreh se çështja e kreut të PL Ilir Meta i cili u mor dje në pyetje nga SPAK për aferën CEZ-DIA, është më e rëndë se e Sali Berishës. Referuar akuzave të Berishës ndaj SPAK që e akuzon për korrupsion në lidhje me aferën e çështjes Partizani, Hoxha tha se po vepron gabim. Sipas tij ish-kryeministrit i kanë mbetur 3 rrugë.