‘Policia barkas...’/ Të armatosur e duke ngrenë krudo, momenti kur policia bastis restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku

23 Maj 2025, 15:47 | Përditesimi: 24 Maj 2025, 12:01

Ky është momenti ky policia “mësyn” në restorantin në Gjirin e Lalzit, ku po drekonin shtatë personat që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”.

Mes të arrestuarve është edhe Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe edhe si Akili, me 25 identitete, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arrest nga autoritetet italiane pasi ishte arratisur nga burgu i Ankonës, ku po vuante dënimin për trafik lëndësh narkotike.

Të arrestuarit e tjerë  janë Flobens Mecia alias Gega alias Drini, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja  dhe Alfred Hasanaj.  Disa prej tyre, në momentin e ndalimit, ishin edhe të armatosur.  

I.M/Shqiptarja.com