Policia dhe UKT zbarkojnë te 'Myslym Keta' në 4:30 të mëngjesit! Banorët: Na terrorizuan! Këlliçi: Pse keni ardhur, ka ndonjë kriminel këtu?

16 Dhjetor 2022, 12:20

TIRANË- Policia e Shtetit ka shkuar në mbështetje të Ujësjelles Kanalizimit për të ndërprerë ujin dhe dritat në pallatin që do shembet, në lagjen 'Myslym Keta' në Tiranë. Një gjë e tillë ka shkaktuar tensione mes efektivëve të policisë dhe banorëve, e ndërsa i pranishëm ka qenë edhe deputetit, kandidati për kryetar Bashkie për Tiranën, nga ‘Rithemelimi’, Belind Këlliçi.