Policia e Kosovës bastis restorantin e gruas së Radojiçiç, konfisohen disa makina luksoze

29 Shtator 2023, 11:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer bastisje në pesë lokacione në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Burime për median Klan Kosova bëjnë të ditur se shënjestër e këytre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç në Ujman. Po ashtu, policia ka kryer bastisje edhe tek restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiçit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.