Shkodër- Vjedhja e bujshme e ndodhur në një banesë në qytetin e Shkodrës ditë më parë, ku ka pasur mbi 100 mijë euro, ka çuar Policinë në gjurmët e 2 autorëve të dyshuar, që pas identifikimit janë shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, një sasi kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme, që u gjetën në banesat e tyre.
Ngjarja ka ndodhur më 12 Shkurt, në një banesë në lagjen "Qemal Stafa" në pronësi të një ish-mjekeje.















