Burime për Report tv bëjnë me dije se ndaj 30 vjeçarit Kristjan Marku është qëlluar me pistoletë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 9 gëzhoja në vendngjarje dhe 1 tjetër disa metra më poshtë.
30-vjeçari i vrarë rezulton me origjinë nga Rubiku dhe me precedent penal për "vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.