Një operacion kundër lojërave të fatit ka çuar në pranga 8 persona në Tiranë, ndërsa 3 të tjerë janë vënë në hetim. Operacioni u kodua ‘Bad spin 13’, ndërsa policia ka ushtruar kontrolle në disa lokale të përshtatura për organizimin e lotarive të palejuara.
“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 13".
Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme në Tiranë.