Policia ka ushtruar kontrolle në aksin e ri rrugor Kardhiq – Delvinë. Në 48 orë janë pezulluar 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat.

9 Korrik 2022, 17:49

Policia njofton se janë vendosur 95 gjoba për tejkalim shpejtësie, 67 gjoba për parakalime të gabuara, 54 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si edhe 50 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit.