Policia Rrugore bën bilancin/ Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon! 66 të arrestuar, 25,158 masa administrative

10 Nëntor, 10:46

Policia Rrugore ka bërë bilancin e javës për të gjithë vendin, ku informojnë se kanë arrestuar 66 persona për shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon.

Ndërkohë raportojnë se kanë vendosur 25,158 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit, përfshirë këtu përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, manovra të rrezikshme në rrugë, drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, parkim i gabuar etj.

    No videos found.