Policia ruan ndërtesat komunale në veri të Kosovës, Osmani akuzon Beogradin: Po instrumentalizon serbët! Serbia në fuqi gatishmërinë luftarake

27 Maj 2023, 16:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzon Serbinë se po instrumentalizon popullsinë lokale serbe në veri të Kosovës, "për të krijuar vakum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie" 

Deklaratat Osmani i bëri gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.