Policia Shkencore implementon sistemin EVOFINDER, rrit cilësinë e ekzaminimit të provave balistike të armëve të zjarrit! Projekti finalizohet me asistencën e francezëve

7 Tetor 2022, 19:23

Policia e Shtetit finalizoi sot me sukses implementimin e sistemit bashkëkohor EVOFINDER, një projekt ndërkombëtar që synon identifikimin dhe gjurmimin e armëve të zjarrit, për rritjen e cilësisë së ekzaminimit të provave balistike të gjetura në vendngjarje, për ruajtjen e administrimin e tyre, si dhe për marrjen e përgjigjeve.