Policia urdhër për ndalimin e lëvizjes së gomoneve në Vlorë! Bllokohen turistët në ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit, s'mund t'i marrin mbrapsht

4 Gusht 2022, 14:43

Në ditën e tretë të tragjedisë e cila ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë, policia kufitare ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare të gjirit të Vlorës dhe jo vetëm. Ditën e sotme në detin e Vlorës të rralla kanë qenë mjete lundruese që shikoje në det duke lëvizur, nga frika e kontrolleve, ndërkohë që Jet-ski nuk kishte as të parkuara jo më në lëvizje në det.